Lajme

E enjtja e parë pa protestë, ‘opozita e re’ me dy grupe parlamentare

Sot po mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend, por ajo që bën ndryshimin nga herët e kaluara është mungesa e protestës nga ana e opozitës.
Pas protestës kombëtare të 13 prillit, Partia Demokratike ende nuk ka një njoftim zyrtar për protestën e radhës dhe se si do të vijojë aksioni opozitar.
Dje, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së për t’u bërë gati për betejën e radhës siç thanë ata kundër mazhorancës , por ende nuk është zbardhur diskutimi midis dy krerëve të opozitës. Ndërkohë edhe pse kishin njoftuar për protestë sa herë të ketë seancë, kjo nuk ndodhi sot, as me një protestë simbolike të disa të rinjve si herën e shkuar.

Nderkohë në seancë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së do të drejtohen nga Nimet Musaj.
Po ashtu opozita e re po zhvillon interpelancën e parë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për grabitjen në Rinas, ndërsa mungon kryeministri Rama. .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë