Ka ndodhur

E ëma me Covid, Komisioneri largohet nga QV në Vlorë

Një Komisioner i LSI-së në qytetin e Vlorës është larguar nga Komisioni i Qendrës së Votimit të ngritur te universiteti i këtij qyteti pasi e ëma e tij është është pozitive me Covid-19.

Anëtarët e tjerë të Komisionit i kanë kërkuar që të kryejë tamponin dhe të rikthehet nëse rezulton negativ në testim.

Aktualisht, masat shtrënguese në fuqi detyrojnë familjarët e personave pozitivë me Covid që të vetëkarantinohen dhe të shmangin lëvizjet deri në marrjen e përgjigjeve nëse vetë janë pozitivë, apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë