Ka ndodhur

E dënuar për mashtrim, por fshihej në Vlorë. Bie në pranga 39-vjeçarja greke

Një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi” është vënë në pranga nga Policia e Vlorës.

Arrestimi provizor i saj u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasen Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal grek.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë