Ka ndodhur

Dyshohet se është rrëzuar në punë, i riu nga Elbasani përfundon në spital

Një i ri ka përfunduar i plagosur rëndë në spitalin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Shtetasi i identifikuar si Kreshnik Balla, 30 vjeç, është paraqitur në spital me këmbë të thyer dhe goditje të rëndë në gjoks.

Ka dyshime se i riu nga Elbasani, por që punonte në një kompani në Sarandë, është rrëzuar nga një lartësi e madhe teksa punonte.

Aktualisht nuk dihet se si është gjendja e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë