Një dyqan i vogël në qytetin e Manzës është shndërruar në varkën e shpëtimit për katër të moshuar, që u jep ushqime falas në këto kohë izolimi, megjithëse vetë lista e borxheve që i kanë i rrezikon falimentin.
Pronari i dyqanit të vogël, Arben Mecani tregon në këtë video per gazeta “Si” bllokun e borxheve të banorëve të qytezës së vogël në rrugën që të çon për tek Gjiri i Lalëzit.
Ai thotë se lista e borxheve është e gjatë dhe se rrezikon që të falimentojë dhe ta mbyllë edhe atë pak aktivitet që ka në këtë periudhë.
“Jemi bërë që të flasim me veten edhe neve si tregtarë. Ça të bëjmë”, thotë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.