Lajme

Dyfishohet numri i vizitorëve të interesuar për turizmin kulturor

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në periudhën 2014-2018 numri vizitorëve që kanë vizituar parqet arkeologjike, muzetë dhe kalatë në Shqipëri ka qenë afërsisht 3 milionë persona.

Rritja ka qenë gati dyfish për vitin 2018. Gjatë vitit 2018, numri i vizitorëve që kanë vizituar kala dhe monumete të tjerë ka pasur rritjen mesatare vjetore më të lartë me 53,4 %, i ndjekur nga numri i vizitorëve në muze me 51,2 %, krahasuar me vitin 2017.

Gjatë vitit 2018, hyrjet e shtetasve të huaj rezultuan 5927 dhe turistët nga rajoni i Europës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 89,5 %, duke u rritur me 13,2 %.

Shtetasit e huaj, referuar të dhënave të vitit 2018, kanë kaluar mesatarisht 4,3 netë qëndrimi në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë