Treg

Dyfishohet numri i lejeve të ndërtimit në tremujorin e dytë

Nga Gazeta ‘Si’-Lejet e dhëna për ndërtim kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë.

INSTAT bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe qeveria ka miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50.1%.

Referuar të dhënave, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë të këtij viti është 652.136 m 2, nga 661.945 m 2 që ishte miratuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar një ulje prej 1.5%.

Gjatë tremujorit të dytë, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24.4 miliardë lekë, nga 25.9 miliardë që ishte në të njëjtën periudhë të 2022-shit, duke shënuar një ulje prej 5.8%.

Për 6 mujorin është dhënë gjithsej sipërfaqe me leje 660 mijë metra katror, që është sa gjysma e asaj që u dha në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 6 muajt e parë të vitit, në Tiranë është dhënë rreth 62% e sipërfaqes së akorduar për të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë