Futboll

Dybala çështje te Juventusi, sherr dhe “like” postimit kundër Pirlos

Pas mungesës së impenjimit në kombëtare për shkak të problemeve shëndetësore, zero minuta edhe në Crotone-Juventus për Paulo Dybala që qëndroi në pankinë gjatë gjithë ndeshjes. Situata nuk i ka pëlqyer sulmuesit që, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, ka pasur një debat të fortë me Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes në përfundim të ndeshjes. Dybala i ka shfaqur drejtorit sportiv bardhezi pakënaqësinë e tij për mos aktivizimin në fushë.

Pirlo, pas ndeshjes, e ka justifikuar kështu zgjedhjen: “Është stërvitur të premten 10 minuta, nuk ishte situata ideale (me skuadrën të mbetur me 10 për daljen e Chiesas me të kuq) për ta futur në fushë”.

https://twitter.com/AliMossarah/status/1317694256065220609

Shpjegim që nuk e ka bindur plotësisht Joyan, të paktën duke interpretuar një ‘like’ (pastaj të hequr) në një postim në Twitter të Fabiana Della Valle, gazetare e "La Gazzetta dello Sport", që kishte shkruar: “Pyes veten nëse ka kuptim të marrësh Dybala në Crotone, nëse nuk do ti japësh minuta në këmbë. Nëse nuk do të ishte në gjendje të luante, nuk ishte më e udhës ta linin në Torino të stërvitej? #CrotoneJuve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë