Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski është dënuar me dy vjet burg për korrupsion. Gjykata e penale e Shkupit e shpalli fajtor për rastin hetimor “Tanku”, nën akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe abuzim me tenderat në rastin e blerjes së një automjeti luksoz tip “Mercedes S-600”.
Megjithatë vendimi për ish-kreun e partisë VMRO DPMNE ishte i shkallës së parë dhe Gruevski mund të apelojë dita-ditës dënimin. Gjykata Penale e Shkupit dënoi gjithashtu me gjashtë vjet e gjysmë burg një tjetër të akuzuar, ish zëvëndësministrin e brendshëm, Gjoko Popovski, ndërkohë që procedura për ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska po udhëhiqet veçmas për shkak të shtatzënisë.
Gjatë komunikim të aktgjykimit, gjyqtarja Dobrila Kacarska deklaroi se Gruevski i kishte kërkuar ministres Jankulloska t’i blinte Mercedesin 580,000 eurosh, por kjo e fundit duket se kishte urdhërur Popovski të niste procedurën e tenderimit duke favorizuar kompaninë “Mak Auto Star”.
"Mbajtja e një posti publik, veçanërisht atij të kryeministrit, përfaqëson një nder. Gruevski e mori legjitimitetin e tij nga qytetarët dhe duhet t’u shërbente vetëm interesat e tyre. Por ai poshtëroi dhe nënvlerësoi të gjjithë qytetarët që e zgjodhën", u shpreh gjyqtarja Kacarska.
Gruevski nuk u paraqit në gjykatë për të dëgjuar vendimin e Prokurorisë Speciale, SJO, e njohur për hetimin e krimeve të nivelit të lartë, sidomos çështjen hetimore "Tank".
"Mbajini kokat lart maqedonasit e mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë- shkroi Gruevski në Faceook pas vendimit- Ditë më të mira po vijnë”.
Në seancat e mëparshme gjyqësore, ai u tha gazetarëve se të gjitha hetimet ishin manipuluar kundër tij nga qeveria aktuale, e udhëhequr nga Social Demokratët. Një grup i vogël mbështetësish të Gruevskit protestuan kundër vendimit përpara gjykatës, të rrethuar nga policia, e cila mbërriti në vendngjarje për të parandaluar incidentet e mundshme.
Vendimi për burgosjen e Gruevskit ishte i pari në pesë rastet gjyqësore të ngritura kundër tij nga SJO-ja. Ish-kryeministri po hetohet për një sërë akuzash që dolën fillimisht në dritë për shkak të disa përgjimeve të paligjshme që Social Demokratët i bënë publike gjatë vitit 2015. Publikimi tyre përgjimeve, të cilat përmbajnë kaseta të regjistruara fshehurazi të bisedave zyrtare, zbuluan se Gruevski kishte orkestruar mbikëqyrjen ilegale të rreth 20.000 njerëzve. Partia VMRO DPMNE ka udhëhequr Maqedoninë që nga viti 2006, por u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar, duke detyruar Gruevskin të jepte dorëheqjen.
Gruevski dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë që janë duke u përballur me hetime, pohojnë se këto përgjime janë regjistruar në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të përdoren në gjykatë.
Ndërkohë, disa javë më parë, kryeministri aktual Zoran Zaev çlirua nga akuzat për marrjen e ryshfeve nga një biznesmen vendas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.