Rend dhe Ligj

Dy vëllezërit konfliktohen me xhaxhain, përfundojnë të tre në pranga

Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta në Fushë-Krujë.

Policia thotë se ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre.

Në pranga janë vënë dy vëllezërit  dhe xhaxhai i tyre me inicialet F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Siç njofton policia, këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë