Shendet

Dy vdekje nga lia e majmunit. OBSH: Sëmundja është emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi dy vdekje të reja nga lia e majmunëve që nga përditësimi i mëparshëm i sëmundjes më 27 qershor. Kështu totali i vdekjeve nga kjo sëmundje ka arritur në tre persona.
OBSH deklaroi gjithashtu se sëmundja ishte përhapur në zona të reja.

Sipas OBSH rastet janë rritur me 77 për qind që nga raporti i fundit. Tashmë përcaktohen rreth 6,027 raste në të gjithë botën.


Të dhënat e fundit tregojnë se mbi 99 për qind e rasteve ishin meshkuj.

“Përhapja vazhdon të prekë kryesisht burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, që kanë raportuar seks të kohëve të fundit me një ose disa partnerë meshkuj, duke mos treguar asnjë sinjal transmetimi përtej këtyre kategorive për momentin”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Agjencia e OKB-së me bazë në Gjenevë do të ri mbledhë një takim të komitetit, ku do të përcaktohet se lia e majmunit është një emergjencë shëndetësore globale.
Tedros Adhanom Ghebreyesus gjithashtu do të takohet me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez të enjten në mëngjes, kjo për shkak se Spanja ka raportuar 802 raste deri më tani.

Ndër rastet me status të njohur HIV, rezultuan të prekur me lijen e Majmunit 40 përqind e tyre.
Shumica e rasteve paraqiten me skuqje dhe simptoma sistemike si p.sh.si ethe, lodhje, dhimbje muskulore, të vjella, diarre, të dridhura, dhimbje të fytit ose dhimbje koke.
Nga rastet e evidentuara prej OBSH, nuk u raportua asnjë rast vdekje.
Sipas raportit të OBSH, 15 raste janë punonjës të sistemit shëndetësor.
“Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse infeksioni ishte për shkak të ekspozimit professional”, thotë OBSH.
Ky raport ofron një përmbledhje të numrit të përgjithshëm të rasteve të lisë së majmunëve të identifikuar nga ECDC dhe Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën përmes mekanizmave të IHR dhe
Rasti i dyshuar është kur një person i çdo moshe që paraqitet me një skuqje akute të pashpjegueshme ose një ose lezione më akute të lëkurës dhe një ose më shumë nga shenjat ose simptomat e mëposhtme:
-dhimbje koke,
-fillimi akut i etheve (38,5°C),
-limfadenopatia (nyjet limfatike të fryra),
-mialgjia(dhimbje muskulore/dhimbje trupi),
-dhimbje shpine,
-asteni (dobësi e thellë) dhe për të cilat shkaqet e mëposhtme të zakonshme të skuqjes akute ose lezioneve të lëkurës nuk shpjegohen plotësisht.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë