Bota

Dy të vdekur nga shpërthimi i një mjeti në kufirin USA-Kanada, dyshime për sulm terrorist

Gazeta Si – Humbasin jetën dy personat që ndodheshin në mjet. Plagosen edhe një agjent kufiri dhe një kalimtar i rastit.

FBI po heton në lidhje me lidhje me shpërthimin e një automjeti në pikën e kalimit të kufirit të Rainbow Bridge mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

‘Fox News’, duke cituar burime të saj, e ka konsideruar ngjarjen si tentativë për një sulm terrorist. Brenda automjetit që shpërtheu ishin dy persona, të cilët humbën jetën. Një agjent kufiri dhe një kalimtar kanë mbetur të plagosur.

Në automjet, sipas informacioneve paraprake, kishte eksploziv. Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, është informuar për incidentin dhe "po monitoron me kujdes situatën”.

Rainbow Bridge, pranë ujëvarave të Niagarës, është një nga katër pikat e kalimit që lidhin shtetin e Nju Jorkut me Ontarion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë