Ka ndodhur

Dy të arrestuar për vjedhje në Durrës, njëri prej tyre maroken

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje. Mësohet se është arrestuar 36-vjeçari E.A., i dënuar më parë për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Mashtrimi”. Policia thotë se ai i ka vjedhur çantën e dorës një gruaje në lagjen nr.6 në Durrës, ku kishte edhe para.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe shtetasi maroken, A.A., 28 vjeç, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, u kap nga policia duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H.D.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë