Art dhe Kulture

Dy shqiponja në Eurovision, pritet e treta

Eshtë shumë interesant fakti që janë plot 3 persona që përfaqësojnë shtete të ndryshme në festivalin më të madh të këngës Europiane, Eurovision Song Contest. Eugent Bushpepa është këngëtari që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë konkurrim, mirëpo janë edhe dy këngëtarë të tjerë që edhe pse shqiptarë, do të përfaqësojnë dy vende të tjerë. Është Eleni Foureira që do të ngrejë flamurin e Qipros dhe Ermal Meta që do të ngrejë flamurin e Italisë.

Në fillim kur doli lajmi që Eleni, një shqiptare, do të përfaqësonte Qipron në këtë festival, nuk u prit mirë pasi dolën lajme se ajo nuk e pranonte origjinën e saj. Mirëpo gjithçka mbeti në kuadër të një thashethemi. Eleni ka treguar me shumë krenari që është shqiptare në disa raste. Kujtojmë këtu një intervistë për blogun që ndjek nga afër Eurovision, “Wiwiblogs”.

Nga ana tjetër është vetë Eugent Bushpepa e ka përforcuar edhe më shumë këtë fakt. Eugenti ka nxjerrë një foto në faqen e tij në Instagram ku ka dalë sëbashku me Elenin dhe të dy bëjnë shqiponjën me duar.

https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?utm_source=ig_embed

Ajo e ndezi me të vërtetë skenën e Eurovision-it” – shkruan Eugenti për këtë foto. Shpresojmë që së shpejti, Eugenti së bashku me Ermalin dhe Elenin të bëjnë një foto të tre, ku me krenari të tregojnë se cila është origjina e tyre.

Fabrizio Moro dhe Ermal Meta (djathtas) fituesit e Sanremos

Solving the problem of falsified medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë