Njerez

Shpikën vaksinën mRNA të Covid19, Katalin Kariko dhe Drew Wesiman fitojnë Nobelin për Mjekësinë

Dy shkencëtarë fituan çmimin Nobel në mjekësi të hënën për zbulimet që mundësuan prodhimin e vaksinave mRNA kundër COVID-19.

Katalin Kariko, profesore në Universitetin Sagan në Hungari dhe në Universitetin e Pensilvanisë dhe Drew Weissman, u vlerësuan me çmimin Nobel për studimin tyre të përbashkët mbi teknologjinë mRNA.

"Përmes gjetjeve të tyre të reja, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht njohurinë tonë mbi mënyrën se si ndërvepron teknologjia mRNA me sistemin tonë imunitar, laureatët kontribuan në një nivel të pashembullt në zhvillimit e vaksinave gjatë njërit prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne", thuhet në deklaratën e panelit për çmimet Nobel.

Thomas Perlmann, sekretar i Asamblesë së Nobelit, njoftoi çmimin dhe tha se të dy shkencëtarët ishin "të befasuar" nga njoftimi për çmimin kur ai i kontaktoi ata pak para shpalljes së fituesit të çmimit Nobel në mjekësi.

Fituesit e çmimit Nobel për fizikën pritet të shpallen të martën, ndërsa ata për arritjet në fushën e kimisë të mërkurën. Fituesi i Nobelit për letërsinë do të shpallet të enjten, ai për paqen të premten dhe ai për ekonominë më 9 tetor.

Fituesit e çmimeve Nobel këtë vit do të shpërblehen me 1 milion dollarë. Paratë vijnë nga një fond i krijuar nga themeluesi i çmimit Nobel, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896.

Laureatët do të ftohen të marrin çmimet e tyre në ceremonitë e 10 dhjetorit, përvjetori i vdekjes së Nobelit. Çmimi prestigjioz i paqes ndahet në Oslo, sipas dëshirës së tij, ndërsa ceremonia tjetër e ndarjes mbahet në Stokholm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë