Bota

Video / Dy shpërthime në një depo gazi në Rumani, një i vdekur dhe 50 të plagosur

Gazeta Si - Në Rumani, dy shpërthime brenda pak minutash ndodhën në një depo gazi në Crevedia, pak kilometra larg Bukureshtit, mbrëmjen e së shtunës vonë.

Bilanci është një i vdekur dhe rreth pesëdhjetë të plagosur, duke përfshirë 27 zjarrfikës të goditur nga shpërthimi i dytë, teksa u përpoqën të shuanin flakët pas zjarrit të parë.

Megjithatë, sipas faqes së internetit “Mediafax”, autoritetet besojnë se bilanci mund të përkeqësohet me kalimin e kohës.

Katër pacientë në gjendje shumë të rëndë janë transportuar në Belgjikë dhe Itali, pasi Rumania nuk ka ende një qendër djegieje.

Depozita i përkiste djalit të kryetarit të komunës së Crevedia, Ion Doldurea, anëtar i PSD-së, partisë qeverisëse. Po vijojnë hetimet nga autoritetet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë