Ka ndodhur

Dy persona i zunë pritë në ashensor, kambistit i vjedhin 500 mijë lekë të reja

Një person që punonte si kambist është grabitur gjatë mbrëmjes të se premtes në Sarandë. Kambistit, ende i paidentifikuar, i është bërë pritë në hyrjen e pallatit nga dy persona.

Sapo ka tentuar të hyjë në ashensor për të shkuar në banesën e tij, dy persona e kanë goditur dhe më pas i kanë grabitur atij shumën prej 500 mijë lekë të reja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të Sarandës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat.

Për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë rreth zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë