Futboll

Dy penallti për të përmbysur Kukësin, Tirana i falet VAR-it për fitoren

Gazeta Si – Me dy penallti të akorduara nga VAR-i, Tirana ka arritur të fitojë në fushën e Kukësit, me rezultatin 2-3. Një fitore që e çon skuadrën kryeqytetase në kuotën e 33 pikëve, duke e barazuar me Vllazninë për momentin.

Tirana u gjend dy herë në disavantazh në këtë transfertë, ku kuksianët shënuan me anë të Salamit dhe Dragoshit. Latifi realizoi golin e barazimit 1-1 në pjesën e parë. Në të dytën vendosën dy penalltitë e akorduara nga VAR-i në favor të Tiranës.

Në rastin e parë ishte Abazaj që shënoi nga pika e bardhë, kurse në të dytin braziliani Patrik. Fitore e rëndësishme për skuadrën e Ahmatajt, që vinte pas humbjes 3-4 në fushën e saj ndaj Skënderbeut.

Kukësi në anën tjetër vështirëson edhe më shumë pozitat në tabelën e renditjes, ku rreziku i rënies sa vjen dhe shtohet. Trajneri Emiliano Çela, i cili debutoi me humbje në stolin kuksian, pati rezerva në lidhje me gjykimin, duke deklaruar pas ndeshjes së episodet në favor të skuadrës së tij nuk shiheshin me VAR.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë