Politike

Dy kryebashkiakët nën hetim, Prokuroria: Po presim Greqinë e Italinë

Prokuroria e Përgjithshme ka zbuluar të gjitha etapat e ndjekura për verifikimin e thelluar ndaj dy kryebashkiakëve socialistë, Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës, që u akuzuan nga Partia Demokratike se janë të dënuar më parë respektivisht nga shtetet si Italia dhe Greqia. Në një deklaratë të sajën Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se procedurat brenda territorit shqiptare janë kryer dhe se janë pritje të përgjigjeve nga dy shtetet Italia dhe Greqia për dy kryebashkiakët e akuzuar.
Rasti Kajmaku
Për hetimet e kryebashkiakut të Vorës, prokuroria bën të ditur se është vënë në lëvizje menjëherë pas shkresës së PD-së të paraqitur në Prokurori, ku Zyra e Gjendjes Gjyqësore ka depozituar vërtetimin e gjendjes gjyqësore për subjektin Agim Kajmaku dhe Drejtoria e Përgjithshme të Gjendjes Civile ka konfirmuar të dhënat në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Agim Kajmaku. Ndërsa i është kryer informacion nga Policia e Shtetit nëse Kajmaku ka qenë i ndaluar ose jo apo arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe i është kërkuar informacion nëse pët të dhënat e sistemit TIMS për shtetasit Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto.

Dokumenti i pubklikuar nga PD për kryebashkiakun Kajmaku, Gazeta Si, 4 shtator 2019


“23 Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, nëse subjekti ka patur kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale dhe deri tani janë administruar disa prej përgjigjeve. Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nëse subjekti figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ndërsa mësohet se Kajmakut i është kërkuar dhënia e gjurmëve të gishtave, por që deri më tani nuk është realizuar një procedurë e tillë.

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, duke u betuar. Gazeta Si, 4 shtator 2019


“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thuhet më tej në këtë njoftim. Nisur nga kjo situatë, Prokuroria ka administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT. Gjurmët daktiloskopike i janë përcjellë për krahasim (në vijim të kërkesës së parë) Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për këtë rast Prokuroria theksoi se i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, për të komunikuar me autoritetet Greke të drejtësisë, me qëllim konfirmimin e autenticitetit të dokumentit (Vendim i Prokurorisë së Apelit Janinë), administrimin e çdo vendimi penal të marrë ndaj subjektit si: vendim masë sigurie, dënimi, si dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike të subjektit. Bashkëlidhur është dërguar kopja e vendimit të Prokurorisë së Janinës dhe gjurmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku. “Rasti është vlerësuar me përparësi nga ana jonë dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim. Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi”, thekson Prokuroria.


Pjetri dorëzon shenjat, në pritje nga Italia
Për kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, Prokuroria thekson se u ndoq e njëjta procedurë verifikimi dhe ndryshe nga Kajmaku, shenjat gishtave janë dorëzuar nga vetë i akuzuari nga opozita. Prokuroria bën të ditur se më 19 gusht Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të depozituara nga Valdrin Pjetri dhe më pas Prokuroria ka është dërguar shkresën pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Valdrin Pjetri gjate fushates elektorale te qershorit 2019, Gazeta "Si", 4 shtator 2019


“Janë administruar nga Prokuroria e Përgjithshme: Më datë 07.08.2019, përgjigja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri. Më datë 13.08.2019 dhe datë 15.08.2019, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjelljen pranë autoriteteve italiane të drejtësisë të Kërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri. Më datë 14.08.2019,përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri; Më datë 16.08.2019,përgjigja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale. Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime, referime, apo procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo,me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale”, thekson Prokuroria.
Më tej ky institucion bën të ditur se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

Partia Demokratike që ka nxjerrë këto raste ndaj dy kryebashkiakëve, po akuzon Prokurorinë se po e zvarrit procesin e verifikimit të Pjetrit dhe Kajmakut, duke theksuar se kryeprokurorja Arta Marku ka marrë urdhër nga Rama për të mos dalë sipas tyre e vërteta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë