Lajme

Dy kandidatë të tjerë nga PD e LSI do të marrin mandatin

Ndërsa numri i opozitarëve të rinj në Kuvend ka shkuar në 16, të tjerë kandidatë kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Parlamentit.
Mësohet se dy kandidatë të rinj kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularët e dekriminalizmit.
Bëhet fjalë për kandidatin e PD-së në Elbasan, Arben Elezi dhe kandidaten e LSI-së, Ambra Borova në Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë