Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë. Policia njofton se një makinë është përplasur me një motor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për pasojë është dëmtuar drejtues i motorit i cili është dërguar në spital.
Ndërkohë pranë 15-katëshit një tjetër aksident ka rezultuar me pasoja për një tjetër drejtues motori i cili është përplasur nga një automjet. Ai është po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 10.02.2021, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.