Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha të dielën se i gjithë Durrësi është dhënë me koncesion.
“Dhanë me konçension shërbimin urban në Durrës. Plehrat ia paguajmë me paratë e durrsakëve koncensionit të Tiranës. Zhvillimi urban është praktikisht i dhënë me "konçension" në duart e pak ndërtuesve.
Porti nuk është më i durrsakëve. Sapo dhanë një konçension tjetër. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t'ia japin arabëve. Durrsakët nuk do ta shohin më detin siç e shohin sot.
Bashkinë e ka marrë me konçension Kryeministria. Çfarë vendos Rama ekzekutohet në Durrës nga drejtoresha e përgjithshme e bashkisë”, tha Bylykbashi duke cekur edhe koncesionin e fundit.
“Tashme paskan vendosur edhe që varrimin dhe respektin e fundit të dashurve të tyre, durrsakët do të duhet ta negociojnë me koncesionarin e varrezave. Nuk mjaftojnë taksat që paguajnë po duhet te paguhet edhe koncesionari për banesën e fundit. Turp!”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.