Rend dhe Ligj

Durrës, procedohen 7 persona për ndërtime pa leje dhe ndotje e ambientit

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumenjve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë shtatë persona për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Bëhet e ditur se procedimi shtetasve T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak është bërë në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit, lumenjve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Këta shtetas njofton policia në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë