Ka ndodhur

Durrës, merr flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit

Një makinë tip “Benz” përfshihet nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës.

Makina është në pronësi të vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.

Policia njofton se ajo ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë