Policia e Durrësit bën të mundur arrestimin e një personi që kultivonte bimë narkotike në ambient të mbyllur. Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi Elio Bedulla 25 vjeç, banues në Durrës. Bedulla, ishte i shpallur në kërkim, pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike.
Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.
Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa; një sasi e vogël kanabis; 1 armë zjarri pistolete.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale me shtetasin E.Bedulla, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y.T.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.