Ka rezultuar e pasuksesshme tentativa e katër të rinjve për t’u larguar nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit. Katër të rinjtë ishin fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive të një trajleri, që do të kalonte nga Porti i Durrësit.
Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e trajlerit Mariglen Mema 24 vjeç nga Shijaku dhe 29 vjecarin Altin Hajdini nga Durrësi, i cili ishte fshehur në automjet, me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme bashkë me tre të tjerët.
Policia ka dhënë vetëm inicialet e tre personave të tjerë, që ishin fshehur në trajler H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.
Policia njoftoi se katër personat janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.