Ka ndodhur

Durrës, gjendet i mbytur në pus 81-vjeçari

Një 81-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e të hënës në një pus. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës.

Viktima është identifikuar si A.L., dhe nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në fund të pusit me ujë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët pas kërkimeve kanë nxjerrë trupin e pajetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë