Lajme

Durrës, e mitura humb jetën pas kontaktit me energjinë

Një e mitur ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e sotme në banesën e saj në Durrës. Gjithçka ndodhi rreth orës 16.20 kur 10-vjeçarja, në rrethana ende të paqarta ra në kontakt me energjinë elektrike duke humbur jetën në vend.

E mitura me inicialet A.B., 10 vjeçe, lindur dhe banuese në lagjen nr 17 të qytetit bregdetar, u gjet e pajetë kur forcat policore shkuan në vendngjarje.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë