Lajme

Durrës, aksidentohet për vdekje një 88-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Një 88-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të ditës së sotme në km e 6 të autostradës.

Shtetasi me inicialet S.M, drejtues i mjetit është shoqëruar në  Policinë e Durrësit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë