Lajme

Durrës, 18-vjeçari me motoçikletë përplas kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot në Durrës. Një 18-vjeçar, duke udhëtuar me motoçikletë ka përplasur për vdekje një këmbësor 80-vjeçar.
Policia bën me dije se shtetasi B. T., 18 vjeç, duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H. P., 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar i aksidentuar në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë