Një nga bashkëhartueset e programit për Mirëqënien Sociale në PD, Grida Duma në pak sekonda bisedë me një qytetare shpjegoi se me programin e PD-së, Shqipëria fiton.
“Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ata që sot marrin një 80 mijë lekësh të vjetër në muaj, me ne do të marrin 160 mijë lekë të vjetra. Ata që marrin 100 mijë lekë të vjetra, me ne do të marrin 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike dhe askush nuk do të mbetet jashtë.
I kanë nxjerrë nga kritere mjerane. Kanë një frigorifer të vjetër, kanë një biçikletë aty të vjetër, thonë nuk e meriton ndihmën. Me ne, kushdo që ka nevojë dhe është në varfëri ekstreme do të përfitojë ndihmën ekonomike pa lënë askënd jashtë, pa i llogaritur si çështje partish, por si çështje shqiptarësh. Në 25 prill dyfishim i ndihmës ekonomike më tej”, tha ajo.
Grida Duma nënvizoi se 30% e studentëve më të mirë do të kenë kontratat e para të punës.
Sipas saj, skema e të gjithë motivimit ekonomik në tërësi të Shqipërisë, do të sjell 110 mijë vende pune në mandatin e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.