Vende dhe Udhetime

Duket si një ylber, por ky është lumi më i bukur në botë

Natyra shpesh herë na lë pa fjalë me bukurinë e saj unike.

Nëse keni vendosur të udhëtoni drejtë Kolumbisë, duhet të dini para së gjithash se në malet e Andeve shkëmbore, në fushat e Llanos gjithëpërfshirëse dhe në xhunglat e Amazonës – ndodhet lumi më i bukur në botë.

Kjo zonë e cila njihet për bioversitetin shpesh është cilësuar si një ndër vendet më bukurinë natyrore më të veçantë në botë. Lumi që duket sikur përbëhet nga kolore të shumta ngjyrash quhet ‘Caño Cristales’ dhe ndodhet në Parkun Kombëtar Sierra de La Macarena.

Sipas koordinatorit lokal të autoritetit mjedisor të Kolumbisë, thuhet se ky ekosistem është unik në botë, dhe ka disa bimë që i japin bukuri piktoreske.

I cili është cilësuar si lumi me 5 ngjyra, kjo është rezultati i një dukurie unike biologjike që ndodh nga qershori deri në nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë