Kinema

Duke pritur Oscar 2020: Aktorja më e mirë protagoniste do të jetë…

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara ka shpallur nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, ku filmi ‘Joker’ kryeson në 11 kategori duke përfshirë atë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë. Ndërsa tre filma të tjerë, gjithashtu mjaft të lakuar: The Irishman, 1917 dhe Once Upon a Time… in Hollywood, janë nominuar në 10 kategori secili. Por ne sot po ju sjellim vlerësimin e “Rollingstone” për kandidaturat për aktoren më të mirë protagoniste.

Scarlett Johansson në “Historia e një Martese”

Mes 5 kandidateve për çmimin si aktorja më e mirë protagoniste, shumë kritikë preferojnë atë, më në fund e vlerësuar edhe nga Akademia e Filmit për aftësinë për të na dhuruar performanca më të pjekura. Noah Baumbach ka ditur të shohë tek Scarlett jo vetëm atë aktoren e filmave aksion me të cilën gjithë bota ka rënë në dashuri, por edhe një interpretuese mrekullulisht të ndjeshme, e cila ndihmohet në rolin e saj në këtë film nga aktori Adam Driver. E zonja dhe prekëse!

Renée Zellweger në “Judy”

DSCF4096.RAF

Për kritikët, roli i Judy Garland nuk mund të luhej tjetër përveçse nga di Renée Zellweger (tashmë fituese në 2004). Përgjithësisht anëtarëve të jurisë në Oscar u pëlqejnë trasformimet dhe metamorfozat ekstreme të aktorëve për të sjellë personazhe realë dhe mundësisht të drobitur nga jeta.

Saoirse Ronan në “Gra të Vogla”

Saoirse Ronan in Columbia Pictures’ LITTLE WOMEN.

Kandidatura e katërt dhe është vetëm 25 vjeç. Mjafton ky si rekord për aktoren me origjinë irlandeze, e cila luan Jo March në përshtatjen e librit klasik të Louisa May Alcott. Saoirse është padyshim alter-ego në ekran e Greta Gerwig, që vazhdon të shkëlqejë në talent pas filmit “Lady Bird”. Nuk do të fitojë as kësaj radhe, por herët a vonë do t’i vijë radha.

Charlize Theron në “Bombshell”

Në rolin e gazetares dhe prezantueses televizive Megyn Kelly, fituesja e çmimit Oscar, vë ne jetë një nga transformimet e saja të reja për këtë vit. Sigurisht e ndihmon make-up-i, por Charlize vë gjithnjë në punë elegancën e saj interpretuese. Po t’i shtosh këtij nominimi edhe sfondin e lëvizjes #MeToo, besohet se performanca e saj gjithsesi nuk do të lërë gjurmë në historinë e filmit.

Cynthia Erivo në “Harriet”

Polemikat për mungesën e afro-amerikaneve më herët mes kanditaturave në çmimet Golden Globe dhe Bafta, duket se nuk janë dëgjuar nga Akademia e Filmit, e cila mëton të vlerësojë një histori klasike mbi skllavërinë dhe emancipimin – atë të aktivistes pioniere Harriet Tubman – për të dhënë një mesazh antiracist. Cynthia Erivo, kandidate për të marrë edhe çmimin për këngën më të mirë origjinale, është e zonja. Por filmi është ca si i dobët për të merituar këtë vlerësim./ Rollingstone


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë