Futboll

Duka: Organizimi i finales në Tiranë do jetë i shkëlqyer

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi sot një video-konferencë pas vendimit historik të UEFA-s, që ia besoi qeverisë së futbollit shqiptar pritjen e finales së parë të turneut më të ri për klube Conference League.

Në fillim, Presidenti Duka tha se ky është një lajm shumë i rëndësishëm, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë Shqipërinë, teksa shpjegoi edhe procesin e gjatë që është ndjekur që nga aplikimi e deri te plotësimi i të gjitha kritereve që duhen për të bindur UEFA-n të marrë në vendim të tillë.

Shqipëria organizon finalen e UEFA Conference League – UEFA la vlerësuar punën e Federatës ndër vite si partner serioz, ka vlerësuar infraskturën tonë në Shqipëri  dhe investimet që janë bëra.Nuk është ndikim i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Është puna e FSHF-së që ka bindur UEFA. Kemi bindur që mund ta bëjmë, jo vetëm të konferencës së Ligës, por dhe të tjera.

Objektivat e ardhshme të FSHF-së – Që kur bëmë stadiumin ‘Air Albania’, objektivi ka qenë të bënim nëj finale të rëndësishme europiane. Objektivat duhet t’i vendosim të rinj, kemi shumë gjëra për të bërë përpara. Kemi mundësi të rikthehemi dhe ta shijojmë akoma më shumë një europian si ai në 2016 si dhe të kemi klubet tona në kompeticionet europiane. Duhet një shtysë nga qeveria që klubet tona të konkurrojnë fort në kompeticionet e futbollit europian.

Puna në stadiumin ‘Air Albania-  Kemi insistuar që nga fillimi me bar natyral, por kishim parashikuar që nuk do shkonte mirë me këtë. Ne provuam me bar natyral, por nuk rezultoi e suksesshme. Nuk mund të jetë e pranueshme as për kampionatin shqiptar, as për kombëtaren dhe jo më për një finale si kjo e ‘Conference League’. Nga ana tjetër do fillojë puna për fushën, që nga java e ardhshme do instalojmë ndriçimin që do zëvendësojë diku atë të diellit për të mundësuar sa më mirë ngrohjen dhe rritjen e barit. Pastaj do të instalojmë një impiant ventilimi, sepse është i mbyllur. Do të provojmë deri në mars me bar natyral, nëse jo, do të provojmë barin hibrid. Ishte i parashikuar që në momentin e fillimit  që ma barin natyral do ishte e vështirë, por sido që të jetë, bari natyral është më i këndshëm dhe më i mirë për sportistët”, u shpreh Duka.

Deklarata e zëvendësministrit grek për fianlen e “Air Albania” – “Nuk e di çfarë është thënë në Greqi. Nuk besoj se ka të drejtë ai që e ka thënë. Kemi aplikuar dhe kemi qenë seriozë. Na u besua dhe ju garantoj se do ta kryejmë në mënyrë të shkëlqyer organizimin e finales së “Conference League”.

Kërkesat e klubeve – “Nuk dua ta besoj se ishte lojë për fillimin e garës. Rikthimi në fushë u bë edhe me kontributin tim, për ta zgjidhur gjithçka si partnerë. Dua ta besoj se ka akoma ditë deri më 31 dhjetor për të plotësuar kërkesat. Janë kërkesa minimale dhe kryeministri e priti mirë dhe Shqipëria duhet ta ketë atë fond. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër që e cenon buxhetin e shtetit shqiptar. Shenja nuk ka pasur, por le të mendojmë se qeveria ka pasur shumë halle dhe do nisë të mendojë për ne sërish. Personalisht nuk kam qenë për bojkot as kur filloi dhe nuk jam as për të ardhmen. Padyshim, duhet të sensibilizojmë çdo individ ose parti politike që të bëjë detyrën e vet. Institucioni i futbollit nuk kërkon lëmoshë, por që të bëjnë detyrën dhe atë për të cilën janë zgjedhur. Sporti nuk është vetëm një pasion, por edhe shëndet, një degë e ekonomisë që i jep shumë buxhetit të shtetit. Ato 2-3 kërkesa që kanë klubet për ligjin e sponsorizimit nuk do na çojnë në nivel maksimal të menjëhershëm, por do t’i sigurojnë sportit mbijetesë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë