Futboll

Duhet patjetër një goditje e madhe, Tare punon për gjermanin e PSG-së

Tare dhe Lotito janë vënë në qendër të kritikave nga tifozët e Lacios, pasi ata prisnin goditje të mëdha në merkato, ndërkohë që kanë ardhur lojtarë të dorës së dytë. Në këtë situatë, presidenti Lotito ka vendosur të shpenzojë dhe drejtori sportiv Tare duket se e ka gati goditjen e bujshme.

Pas spanjollit Kalehon të Napolit, Tare ka vënë në shënjestër një gjerman, Julian Draksler të PSG-së, i cili nuk ka hapësira me parisienët dhe mund të transferohet në Serinë A. Alternativa të tjera për Taren janë Lingard i Mançester Junajitd dhe Stefan El Sharaui.

Julian Draksler, sulmuesi gjerman i PSG-së. Gazeta Si, 26 shtator 2020

Nuk janë operacione të lehta dhe Tare po sheh variantin më të mirë, pasi synon që të afrojë në skuadër të paktën një lojtar të rëndësishëm në krahët e sulmit, që ta ndihmojë Lacion edhe në Ligën e Kampionëve. Fiksimi i Tares është Draksler, por përveçse duhet të zgjidhë çështjen e pagës, – gjermani merr rreth 5 milionë euro në vit, – drejtuesi shqiptar i Lacios duhet të fitojë edhe konkurrencën me Zenitin.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë