Politike

“Duhet ndalur”, Rama për protestat: Hajvanët po shfaqin frymë fashiste

Nga Gazeta Si- Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të.

Në lidhje me frymën e protestës, ai u shpreh se një pjesë e kësaj sjelljeje vjen nga individë që, sipas tij, ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme, duke i cilësuar disa prej tyre si “hajvanë”.

“Fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera”, tha Rama, duke shtuar se është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. 

“Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë