Mjedis

Dubai krijon shi të rremë për të përballuar të nxehtin

Emiratet e Bashkuara Arabe janë karakterizuar gjithmonë nga temperatura të larta dhe për të mposhtur këtë, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe kanë krijuar shi të rremë.

Shiu i shtuar krijohet duke përdorur teknologjinë e dronëve që lëshon ngarkesa elektrike në re në mënyrë që ato të grumbullohen së bashku dhe të formojnë reshje.

Emiratet e Bashkuara Arabe investuan 15 milion dollarë në nëntë projekte të ndryshme për prodhimin e shiut në 2017 dhe projekti drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli.

Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, tha në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Dubai u zgjodh si vendi i parë ku do të provohen reshjet dhe pamjet e shiut mund të duken normale kudo përveç se në Dubai.

Edhe pse koha u freskua më pas, kishte shumë kritika pasi pas rrebeshit të fortë të shiut, u shkaktuan përmbytje në disa rrugë dhe u bllokuan disa të tjera për shkak të trafikut të krijuar edhe pse njerëzit u paralajmëruan para.

https://youtu.be/w2F59IjUXlA

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë