Trend

Dua Lipa bëhet imazhi i parfumit më të ri nga Yves Saint Laurent

Ndërkohë që Dua Lipa po rritej mes Kosovës dhe Londrës, shumë kohë më përpara se të ngjiste majat e karrierës apo të nominohej për çmimin ‘Grammy’ në shkurt ajo kishte një zakon të keq. “Kafshoja gjithmonë thonjtë”, tha këngëtarja. “E fshehur” në një studio në Los Angeles ku po xhiron albumin e saj të ri, thonjtë e kuruar në mënyrë perfekte të Duas tregojnë një histori tjetër. “I dua thonjtë tani. Jam një fanse e madhe”, tha ajo duke shpjeguar se si i kishte ndryshuar kaq shumë rregullat e bukurisë.

Lipa është imazhi i ri i Yves Saint Laurent Libre, një parfum që thyen rregullat mbi përcaktimin mashkull apo femër, me aromën tradicionale e cila përbëhet nga livandoja dhe druri i lisit. Falë portokajve të Moroccan-it dhe një kontrate pronësie nga YSL, parfumi përmban elementët më të freskët të lules aromatike.

Libre nga Yves Saint Laurent
Gazeta Si, gusht 2019

“Unë nuk jam mendjemadhe”, insistoi Lipa duke e distancuar veten nga imazhi që mund të kenë njerëzit për një divë pop-i, gjë të cilën e ka shmangur që kur tundi skenën me hitin e saj “New Rules” i cili pati mbi 1 bilion klikime në ‘Spotify’. Ajo ndihet rehat nëse është pa makeup dhe mban veshur një triko njësoj siç u ndje kur veshi një fustan madhështor në ‘Brit Awards’ këtë vit.

Kjo është pikërisht ajo ç’ka ‘Libre’ nga Yves Saint Laurent do të përcjelli, të qënit i lirshëm dhe të ndjehesh mirë me veten. Dhe kjo gjë e ka ndihmuar Duan të bëhet një ikonë bukurie për gjeneratën e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë