Lajme

Dropull, gjendet i pajetë nga familjarët një 50-vjeçar

Një 50-vjeçar është gjetur nga familjarët pa shenja jetë në garazhin e makinës në fshatin Goranxi të Dropullit.

Viktima është identifikuar si Vasil Konomi, i njohur në zonë edhe si instrumentist muzikor.

Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, që menjëherë kanë njoftuar policinë.

Policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të ndjerit. Trupi i viktimës është transportuar për në morgun e Gjirokastrës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia nuk sqaron në komunikatë nëse në trupin e 50-vjeçarit janë gjetur shenja dhune apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë