Bota

Dronët rusë sulmojnë Kievin. Bombat plagosin 7 persona pas goditjes së tramit në Kherson

Gazeta Si - Kievi u sulmua gjatë natës nga dronët rusë dhe forcat e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë për të reaguar.

Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Serhiy Popka, siç raporton Rbc-Ukraine. “Alarmi ajror është duke u zhvilluar, mbrojtja ajrore po vepron në rajonin në periferi të Kievit”, tha zyrtari.

Banorëve të kryeqytetit dhe rajonit të Kievit u është kërkuar të qëndrojnë në strehimore derisa të hiqet alarmi për sulmin ajror.

Ndërkohë, një tram që transportonte njerëz rrugës për në punë u bombardua mëngjesin e sotëm në Kherson në Ukrainën jugore, tha kreu rajonal Roman Mrochka, cituar nga Rbc-Ukraine.

Bombat kishin për qëllim një katedrale, ndërsa mjeti elektrik u godit. “Gjatë shuarjes së zjarrit në katedralen e Shën Katerinës ka pasur bombardime të përsëritura”, njofton MPB, kanë mbetur të plagosur edhe katër punonjës të shërbimit të urgjencës.

Guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin më pas specifikoi se tre civilë dhe katër operatorë ukrainas të shërbimeve të urgjencës u plagosën,

“Një grua 39-vjeçare dhe një burrë 53-vjeçar iu nënshtruan trajtimit dhe analizave mjekësore. Një 74-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në gjoks dhe trauma në kokë. Mjekët po luftojnë për të shpëtuar jetën e tij”, tha guvernatori.

“Tre persona që po udhëtonin me tram para katedrales u plagosën dhe u dërguan në spital”, tha Prokudin.

“Ata u goditën derisa ishin të zënë me shuarjen e zjarrit, i cili shpërtheu pas sulmit në kishë, u krye një sulm i dytë”, thanë shërbimet e urgjencës.

Po ashtu, natën e 1 gushtit, një sulm rus me raketa goditi disa magazina gruri pranë grykëderdhjes së Danubit, disa kilometra larg kufirit me Rumaninë, një vend anëtar i NATO-s.

Sipas burimeve pranë qeverisë së Kievit, 40,000 ton drithëra të destinuara për Kinën, Izraelin dhe shtete të ndryshme afrikane janë shkatërruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë