Lajme

Dronët që bombarduan fushat naftëmbajtëse saudite u nisën nga Irani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se kanë identifikuar zonën nga ku janë nisur dronët me eksploziv që shpërthyen në puset më të mëdha të prodhimit të naftës në botë në Arabinë Saudite.

Një zyrtar i lartë i Uashingtonit tha për CBS Neës se dronët janë nisur për fluturim nga Irani Jugor, pranë pikës më veriore të Gjirit Persik. I pyetur se përse mjetet fluturese nuk janë rrëzuar nga sistami kundërajror saudit, zyrtari në fjalë tha se Arabia Saudite ka drejtuar prej kohësh këtë sistem në drejtim të Jemenit për të prandaluar sulmet me raketa që vijnë prej këtij të fundit.

Irani mohon akuzat e sulmit që çrregulloi furnizimin global me naftë. Sulmet prekën rafinerinë Abqaiq dhe fushën më të madhe naftënxjerrëse në botë, Khurais. Nga këto dyja, sipas shifrave të publikuara në 2018 mbërriti 1 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës në botë.

Çmimi i naftës u rrit me 20 për qind pas sulmeve, por u stabilizua shpejt në tregjet ndërkombëtare. Irani nga ana tjetër e përshëndeti sulmin duke e cilësuar atë një hakmarrje të drejtë të Jemenit që po vuan prej kohësh agresionin saudit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë