Rend dhe Ligj

Drogë nga Shqipëria në Itali, lëshohen 19 urdhër-arreste gjatë operacionit ‘Kulmi’

Gazeta Si- Drejtoria e Hetimit Antimafia, ka ekzekutuar 19 urdhra-arresti të lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit, duke goditur një organizatë kriminale të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Masat pasojnë rezultatet e operacionit “Kulmi”, të nisur nga qendra operacionale Dia në Bari, si pjesë e një ekipi të përbashkët hetimor - një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor - i krijuar posaçërisht në vitin 2017 me drejtorinë e qarkut antimafia të kryeqendrën puljeze.

Sipas mediave italiane, SPAK dhe Eurojust, bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit, me degëzime jo vetëm në territorin shqiptar, por edhe në Pulia dhe Bazilikata.

Prokuroria e Përgjithshme dënoi përfundimisht me burgim deri në 11 vjet e 6 muaj burgim për trafik ndërkombëtar droge, pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit të 14 dhjetorit të kaluar.

Operacioni, ndër të tjera ka rezultuar me arrestimin e 27 bashkëpunëtorëve dhe sekuestrimin e mbi 3.3 ton drogë (marihuanë, kokainë dhe heroinë).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë