Lajme

Drogë e armë në shtëpi, në pranga dy vlonjatët dhe shpallen në kërkim kryepleqtë

Është finalizuar sot me sukses operacioni i koduar “Mifoli”, ku si rezultat janë sekuestruar lëndë narkotike, një armë zjarri dhe municione. Në pranga nga ky operacion ka rënë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash.

Policia bën me dije në njoftimin e saj se kishte marrë informacione se shtatasit me inicialet A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban kultivonin lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, përveç  13 kilogramë lëndë narkotike kanabis, janë gjetur dhe sekuestruar edhe  një armë zjarri automatik si dhe 30 fishekë.

Përveç këtyre dy shtetasve, policia ka proceduar penalisht edhe dy kryepleqtë e këtyre dy fshatrave N.D dhe Dh.N me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë