Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke vënë në pranga të tjerë persona, që akuzohen për dhënien ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Gjatë aksionit të fundit, policia ka arrestuar 30-vjeçarin Klitandri Lifo, banues në Korçë, i cili është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe posedonte lëndë narkotike në banesë.
Sipas policisë, 30-vjeçari u kap në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMË X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 500 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në banesën e tij janë gjetur një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.