Ka ndodhur

Drogë dhe fara kanabisi, arrestohet 26-vjeçari nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka sekuestruar lëndë narkotike dhe fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, si dhe kanë vënë në pranga trafikantin 26-vjeçar.

Policia thotë se ka vënë në pranga 26-vjeçarin me inicialet F. Gj., banues në Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr. lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë