Rend dhe Ligj

Drogë, armë dhe municione, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar të akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Në pranga ka rënë i riu Gentjan Demiri, i cili ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shitjes e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

Siç njofton policia, i riu është kapur në rrugën “Irfan Tomini”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë