Lajme

Droga në Karaburun, arrestohet vlonjati

Gjendet një sasi e madhe kanabisi në Depot e Valanidhit në Karaburun të Vlorës. 700 kg kannabis janë gjetur në vendin e quajtur Depot e Valanidhit.

Droga besohet se është e braktisur ndaj është vështirë për momentin të lidhet me ndonjë grup trafikimi.

Në afërsi të drogës së hedhur janë gjetur edhe disa mushka të cilat besohet se janë përdorur për transportimin e kanabisit.

Policia ka arrestuar një 29 vjeçar, Benardo Nezhaj, banues në Dukat i Ri, Orikum.

Sasia e hashashit të gjetur është çuar në anë të detit dhe është nxjerrë me mjet ujor nga policia. Dyshohet se kanabisi kishte si destinacion brigjet italiane. Aksioni policor është kryer nga Delta Force.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë