Futboll

Dritan Mehmeti rikthehet në krye të Dinamos, debuton në derbin me Tiranën

Gazeta Si – Në stolin e Dinamos, pas largimit të Luixhi Di Biaxhos, pritet të ulet Dritan Mehmeti. Trajneri kryeqytetas do të rikthehet në këtë detyrë pas 3 muajsh, pasi ishte ai që e drejtonte këtë skuadër para ardhjes së italianit.

Klubi blu pritet vetëm ta zyrtarizojë ndryshimin në stol, pasi vendimi është marrë. Mehmeti do të debutojë në stolin e Dinamos në derbin me Tiranën. Ndeshja në fjalë, e para për fazën e dytë të kampionatit, është parashikuar të luhet ditën e shtunë, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Gjatë javës trajneri i ri dhe stafi i tij kanë detyrën e vështirë të ngrenë moralin e futbollistëve pas rezultateve të dobëta, që e kanë lënë Dinamon në vend të fundit. Përveç Dinamos, Dritan Mehmeti ka drejtuar më parë edhe Partizanin dhe Korabin.

Di Biaxho e drejtoi Dinamon në 9 ndeshje kampionati, ku grumbulloi vetëm 7 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë