Futboll

Drita fiton ndeshjen e parë europiane, shkon në finale

Kampionët e Kosovës kalojnë me sukses turin e parë paraeliminator të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë 4 skuadra të kampionateve më të dobëta europiane. Drita e Gjilanit ka mundur 2-1 kampionët e Andorërs, Inter Eskalades, duke kaluar në finalen e këtij turi, ku do të ndeshet me Linfield.

Ishte një fitore plotësisht e merituar e ekipit kosovar, që shënoi dy gola brenda pjesës së parë me Xhevdet Shabanin dhe Namanin. Barazimin e përkohshëm kundërshtari e gjeti me Garsian. Duhet theksuar se Drita e kishte ndeshjen në kontroll gjithë kohën dhe nuk e vuri në diskutim fitoren. Porta e mbrojtur nga Faton Maloku, ish-portieri i Kukësit, nuk u vu asnjëherë në rrezik.

Ndeshja u luajt në fushë neutrale, në Nion. Kampionët e Kosovës tani duhet të përgatiten për finalen me Linfield, kampionët e Irlandës së Veriut. Kjo ndeshje është programuar të zhvillohet ditën e martë. Titullar me Ditën ishte ish-mesfushori i Laçit, Vllaznisë, Flamurtarit dhe Tiranës, Erion Vucaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë