Gazeta Si – Ndalesa e radhës për këtë sezon nga Valencia mund të ketë pasoja për trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandez. Pozicioni i tij, sipas shtypit iberik, nuk është më solid si më parë dhe mund të ketë një lëvizje të befasishme.
Ish-mesfushori katalanas ka përfunduar në bankën e të akuzuarve për ecurinë e skuadrës dhe zërat për një largim të tij sa vijnë dhe shtohen. Nuk bëhet fjalë për një shkarkim të menjëhershëm, por fakt është se te Barcelona ka pakënaqësi dhe ndryshimi në stol nuk përjashtohet.
Pakënaqësia vjen për faktin se Barcelona aktualisht është në vend të 3-të, por ka një diferencë prej 7 pikësh me Realin e Madridit. Një diferencë e konsiderueshme, që e bën një ‘malore’ të fortë çështjen e titullit në La Liga. Në dy ndeshjet e fundit katalanasit kanë marrë vetëm 1 pikë.
Përpara barazimit me Valencian skuadra e Ksavit u mund në shtëpi nga Xhirona. Pikërisht në atë ndeshje nisën të qarkullojnë zërat se Barcelona mund të ndryshojë trajner. Për momentin janë vetëm hipoteza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.